Buzë ujit 20 vjet më vonë

Buzë ujit 20 vjet më vonë

Aktorët Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet, u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrin në Sant Tropez. Këtë herë, skena nuk ishte Atlantiku i egër “që u mori jetën bashkë me Titanikun”, por një pishinë e këndshme në resortet mesdhetare franceze.

Më 26 korrik Leo organzioi mbrëmjen e përvitshme të mbledhjes së fondeve për fondacionin e tij kundër ngrohjes globale dhe mbrojtjes së mjedisit në qytetin bregdetar francez dhe kishte ftuar edhe mikeshën e tij, Kate. Para se të shkonin në mbrëmjen gala, dy miqtë kanë biseduar dhe kanë kaluar ca kohë bashkë, ku janë parë shumë të afërt duke ngjallur dyshime për raportet e tyre.

Ka 20 vjet që askush nuk arrin që t’i vendosë një emër marrëdhënieve mes dy aktorëve./21Media