Kur arsimimi është gjithçka

Kur arsimimi është gjithçka

Shumica fëmijëve shpesh mundohen që të gjejnë mënyra e arsyetime për të shmangur shkollën, ndërsa disa fëmijë të tjerë rrezikojnë jetën vetëm për të shkuar në shkollë.

Prindërit në një fshat në Vietnam për çdo ditë kalojnë mes për mes një lumi vetëm që fëmijët të mos mungojnë në shkollë, transmeton rtv21.tv.

Për këta fëmijë në Huoi Ha, një fshat i largët në provincën Dien Bien të Vietnamit, arsimi është jetik.

Gjatë stinës së verës, fëmijët mund të kalojnë me anë të urave prej bambuje, por kur kthehen shirat, kalimi i rrjedhës kthehet në sfidë vdekjeprurëse.

Baballarët e fëmijëve që shkojnë në shkollë kanë “shpikur” tashmë metodën e qeses plastike, ku futen të vegjlit dhe transportohen nga njëri krah i lumit në tjetrin./21Media