Futbollisti teston krahun e lënduar

Futbollisti teston krahun e lënduar

Mohamed Salah është duke u stërvitur që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Egjiptit në Botërorin që mbahet në Rusi dhe për këtë ka bërë disa testime të krahut që e lëndoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ai sot është parë në Akhmat Arena në Grozny duke bërë disa teste të lehta të krahut.

Edhe pse ende nuk ka stërvitur me ekipin e përfaqësueses, Salah është në listën e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në Botëror me Egjiptin.