Salah është duke negociuar me shefat e Liverpoolit

Salah është duke negociuar me shefat e Liverpoolit

Pas kualifikimit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës për grupmoshat deri në 23 vjeç, Egjipti e ka siguruar një vend në Lojërat Olimpike 2020.

Ndërsa egjiptianët duan që Mohamed Salah ta përfaqësojë vendin në Japoni në verën e ardhshme njësoj siç kishte bërë në vitin 2012 në Londër.

27-vjeçari mund të jetë njëri nga tre lojtarët me moshë më të madhe që mund ta përfaqësojnë Egjiptin në Tokio, por kjo do t’ia prishte planet Jurgen Kloppit për fillimin e sezonit 2020/2021.

Ish-zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Ahmed Shobeir, bëri të ditur se ia ka bërë të ditur Liverpool-it se Salah dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike të Tokios./21Media