Dorëzohet Roma

Dorëzohet Roma

Reprezentuesi egjiptian pritet të jetë përforcimi i madh i Jurgen Klopp.

Insistimi i madh i Liverpoolit për ta transferuar në Anfield, Mohamed Salahin më në fund shpaguhet, pasi që Roma që nuk donte të pranonte ofertën e ‘Reds’, nuk ka mundur të bëjë asgjë kundër dëshirës së lojtarit, i cili e ka dashur me çdo kusht transferimin te Liverpool.

Egjiptiani do të lërë kështu kryeqytetin italian për 35 milionë euro edhe pse verdhekuqtë më herët nuk donin ta lëshonin atë pa të paktën 40 milionë.

25-vjeçari këtë sezon me Romën ishte një titullarë i padiskutueshëm, duke realizuar 19 gola në total.