Mohamed Salah shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2018-të

Loading...

Mohamed Salah shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2018-të

Në mbrëmjen gala të organizuar nga konfederata afrikane e futbollit në Dakar të Senegalit , sulmuesi i Liverpoolit mposhti konkurencën e shokut të skuadrës te “The Reds”, Sadio Mane dhe bomberit të Arsenalit Pierre Emerick Aubameyang.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Liverpoolit gjatë sezonit të kaluar Salah e fitoi për të dytin vit radhazi këtë çmim prestigjoz.

Keqardhje për Sadio Mane që në 3 vitet e fundit është renditur dy herë i dyti dhe një herë i treti duke mos u ngjitur në asnjë rast në shkallën më të lartë të podiumit. Përsa i përket Aubameyang, ai e ka fituar në 2015-ën çmimin e lojtarit më të mirë afrikan të vitit./21Media