Rukola e pasur me fibra

Rukola e pasur me fibra

Rukola përdoret shumë në sallata e pica mesdhetare dhe bashkë me shijen e mirë sjell edhe shumë përfitime shëndetësore.

Një nga përfitimet shëndetësore të rukolas janë fibrat. Ato janë substanca që veprojnë si ‘fshesë’ kur është fjala për të larguar substancat e dëmshme nga trupi, siç janë toksina dhe radikalet e lira, të lidhura me çrregullime si sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Gjithashtu fibrat reduktojnë nivelet e kolesterolit në trup, parandalojnë problemet kardiovaskulare si hipertensioni, arterioskleroza, arteriet koronare dhe goditjet.

Fibrat gjithashtu nxisin tretjen dhe metabolizmin, parandalojnë kapsllëkun, hemorroidet, ndihmojnë për të humbur peshë dhe për të pasur një trup të shëndetshëm.

Rukola është e mbushur me shumë minerale të tjera, si kaliumi, mangani, hekuri dhe kalciumi, të cilat janë elemente të dobishme dhe të domosdoshme në dietën e një personi.

Më poshtë do t’ju prezantojmë një sallatë të shëndetshme me rukola.

Përbërësit:
4 gota sallatë rukola
1 gotë domate qershi
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
¼ gotë djathë parmixhan
1 avokado
Kripë
Piper

Përgatitja:

Pastroni rukolën dhe hidheni në një tas të madh. Shtoni më pas domatet qershi dhe djathin parmixhan të copëtuar. Kombinoni në një tas të vogël uthullën me vajin e ullirit dhe hidheni mbi sallatë. Shtoni kripë dhe piper dhe përziejini mirë.

Hidheni sallatën në një pjatë për servirje dhe shoqërojeni me avokado të prerë në feta, sipas dëshirës./21Media