Një fizik për t'u duartrokitur!

Një fizik për t’u duartrokitur!

Salma Hayek është një nga aktoret më të njohura të Hollywoodit. Falë talentit të saj në aktrim dhe fizikut të saj, Salma adhurohet nga shumë njerëz.

Në datëlindjen e saj të 53-të, Salma ka publikuar një foto me bikini, ku shfaqet mjaft në formë.

Po, mbush 53 vjeçe. Pra?”, ka shkruar aktorja në foto duke treguar se ajo ndihej mjaft mirë me veten si dhe me vitet që kalojnë.

Kujtojmë se në vitin 2017 ajo ka bërë një shaka lidhur me trupin dhe partnerin e saj François-Henri Pinault.

Unë ndonjëherë mendoj: Jam 50 vjeçe, pse duhet të dukem mirë? Unë tashmë e kam mashkullin tim. Por, unë nuk dua ta humbas burrin tim”, pati thënë me shaka Salma.

Aktorja dhe François janë prindër të një vajze 11 vjeçare me emrin Valentina Paloma Pinault./21Media