’’Ku ma le’’ së shpejti nga Samanta

’’Ku ma le’’ së shpejti nga Samanta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ka gati projektin e saj të ri, të cilin e ka paralajmëruar në muajin shkurt.

Për këtë projekt Samanta ka bashkëpunuar me Max Productional dhe Cricket shkruan rtv21.tv

28-vjeçarja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka zbuluar datën e publikimit të këngës.

’’Ku ma le’’ titullohet kënga dhe pritet të publikohet nesër në orën 17:00.

 “Vonë” titullohet kënga e fundit e Samantës, e cila është publikuar në fillim të muajit janar. Kënga është në bashkëpunim me reperin e njohur, Elinel. ”Vonë” deri tani në Youtube numëron mbi 9 milionë klikime. /21Media