Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë

“Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi”

Dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa nesër do të udhëtojnë për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i dy ish- komandantëve, Arianit Koci.

“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, ka thënë Koci për Kallxo.com.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale në fillim të dhjetorit të vitit që lamë pas ka dërguar ftesat e para për disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Back to top button