Lushtaku lirohet nga akuzat për korrupsion

Lushtaku lirohet nga akuzat për korrupsion

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Beqir Kalludra e ka liruar nga të gjitha akuzat Sami Lushtakun në rastin e njohur si KEK.

Së bashku me të janë liruar edhe pesë të akuzuarit e tjerë përfshirë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, , Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Gjykata ka vlerësuar se gjashtë të akuzuarit janë të pafajshëm ndërsa në proces dy vepra penale të falsifikimit ndaj Esat Tahirit e Milazim Lushtaku janë parashkruar.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, e aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015./kallxo.com