“Nuk do të prodhojmë më dhe as të shesim fotoaparate digjitale"

“Nuk do të prodhojmë më dhe as të shesim fotoaparate digjitale”

Para dy vitesh ka pasur raportime se Samsung planifikon të mbyllë departamentin e vet për prodhimin e kamerave digjitale. Por, sipas këtyre raportimeve sugjerohej se kompania jugkoreane mendon për largim nga afarizmi me fotoaparate.

Kompania më vonë demantoi se do të braktisë tregun, por The Investor thotë ndryshe.

Në raport citohet një zyrtar i Samsung-ut që deshi të mbetej anonim.

“Nuk do të prodhojmë më dhe as të shesim fotoaparate digjitale. Megjithatë, do të krijojmë prodhimin e ri të kësaj kategorie në këtë fushë dhe do të vazhdojmë afarizmin”, ka porositur zyrtari i Samsung-ut.

Në bazë të kësaj mund të konkludojmë se Samsung nuk do të prodhojë më fotoaparate digjitale, por kompania megjithatë nuk do të dalë nga tregu, por do të sjellë produkt të ri.

Në raportin e The Investor konkludohet se në këtë treg me probleme ballafaqohen edhe firmat e njohura japoneze Canon dhe Nikon, të cilat kanë 100 vjet përvojë, andaj Samsung nuk ka tjetër opsion, përveç se të braktisë tregun.