S8 dhe S8+,  vjinë me ndryshimin më të madh që është interface inteligjent Bixby

S8 dhe S8+,  vjinë me ndryshimin më të madh që është interface inteligjent Bixby

Kompania Samsung ka prezantuar sot telefonat e e mençur Galaxy S8 dhe S8+  në ngjarjen “Unpacked” që është mbajtur në New York.

Bixbyn është  krijuar nga ekipi që ka punuar në Siri të Apple. Ky dallon nga të tjerët për faktin se duke përdorur zërin e përdoruesit mund të jetë funksional edhe në aplikacionet të pavarura që nuk janë Samsung .

Bixby është asistenti digjital më i avancuar që ndonjëherë është krijuar.

Sa i përket ekranit të telefonit të ri ai quhet “Infinite Display” dhe shtrihet në çdo kënd të telefonit me linja kufizuese për  Samsung Galaxy S8 (5.2 inç) dhe S8+ (6.2 inç)

Samsung Galaxy S8 dhe S8+, do të jenë të disponueshëm me skanerin e retinës së syrit që mundëson nivelin më të lartë të sigurisë dhe të ruajtjes së të dhënave brenda telefonit. “Iris scanner” do të detektojë fytyrën dhe mundësojë aktivizimin e shpejtë të telefonit.

Kurse do të ekzistoj edhe skaneri i gjurmëve të gishtit  që është në vendosur në pjesën nën ekranin “Infinite Display” që është i vendosur direkt në ekran. Butoni i ridizajnuar “Home” do të funksionojë si dikur dhe do të vibroj në prekje.

Poashtu edhe hardveri dhe kamera do të jenë të softistikuar, kurse procesori do të jetë 21/% më i shpejtë nga modeli i kaluar

Në Evropë Galaxy S8 dhe S8+ pritet të dalin në shitje ë 21 prill të këtij viti. Kurse ngjyrat që do të jenë të pranishme në treg janë e zeza, ngjyra e hirtë  dhe orkideja./21Media