Samsung ka shpenzuar miliarda dollarë në tërheqjen e telefonave

Samsung ka shpenzuar miliarda dollarë në tërheqjen e telefonave

Kompania Samsung njoftoi se telefonat e tërhequr Galaxy Note 7 do të riciklohen dhe duke filluar nga viti i ardhshëm do të gjenden në shitje.

Në kumtesë thuhet se Galaxy Note FE, telefon i tërhequr më herët nga tregu, i cili përmban pjesë të papërdorshme, do të shiten me çmimin prej 611 dollarësh, që është rreth tri të katërtat e çmimit fillestar.

Njëri nga telefonat më të shtrenjtë të Samsungut, Note 7, para rreth një viti dy herë është tërhequr nga shitja për shkak të raportimeve për nxehjen dhe ndezjen e baterive.

Samsung ka shpenzuar miliarda dollarë në tërheqjen e telefonave dhe riparimin e tyre. Kompania për problemet me bateritë ka fajësuar dizajnin dhe shitjen.