Ky ekran ka rezultuar se është mjaft i fortë

Ky ekran ka rezultuar se është mjaft i fortë

Idetë mbi ekranet fleksibël OLED kanë kohë që qarkullojnë, megjithatë zbatimi i tyre në pajisjet e konsumit deri më tani ka qenë i kufizuar.

Samsung Display sapo ka njoftuar hapin e ardhshëm të një panel fleksibël OLED që ka një mbulesë transparente plastike tashmë të bashkangjitur, duke imituar vetitë e qelqit, por duke ruajtur fleksibilitetin e ekranit.

Pa qenë nevoja për xham, ky ekran ka rezultuar se është mjaft i fortë për aq kohë sa ka arritur të çertifikohet nga UL (i njohur më parë si Underwriters Laboratories) për qëndrueshmërinë e saj.

Samsung, duke përshkruar panelin e ri si të pathyeshëm, raporton se i ka rezistuar testeve të standardeve ushtarake të UL-it me 26 rënie të njëpasnjëshme nga një lartësi prej 1.2 metra, temperatura ekstreme deri në 71 gradë Celsius si dhe temperatura jashtëzakonisht të ulta deri në -32 gradë Celsius.

Ky dizajn i ri i ekranit i cili sipas kompanisë është i pathyeshëm mund të çojë në jetëgjatësinë e smartphonëve, të cilët zakonisht pësojnë dëmtime të konsiderueshme nga rëniet. Ashtu siç bëhet me dije nga prodhuesit por edhe çfarë është e dukshme, ekrani OLED mjaft rezistent, do të jetë i përdorshëm fillimisht për smartphonët dhe më pas ai do të jetë padyshim për përdorim edhe nga pajisje të tjera elektronike të tilla si video games, pajisje ushtarake, tableta dhe ekranet e makinave.

Samsung Display nuk ka bërë me dije ende rreth një datë të saktë apo të përafërt për hedhjen në treg të ekranit të saj OLED të prezantuar si të pathyeshëm dhe ende nuk ka njoftuar rreth mundësisë për prodhimin masiv të produktit të ri./21Media