Sulmuesi kilian ka pranuar dënimin nga gjykata spanjolle për fshehje të tatimit

Sulmuesi kilian ka pranuar dënimin nga gjykata spanjolle për fshehje të tatimit

Alexis Sanchez është dënuar për evazion fiskal në Spanjë në vitet 2012 dhe 2013 sa ishte pjesë e Barcelonës.

Ylli i Manchester United ka fshehur tatime në vlerë prej 1 milion eurosh dhe për këtë ka marrë një dënim prej 16 muajsh me burg.

Megjithatë, Sanchez nuk do ta mbajë burgun pasi e ka pranuar fajin dhe është pajtuar ta paguajë shumën prej 1 milion eurosh, plus interesin, në thesarin e shtetit të Spanjës.

Sanchez nuk është lojtari i parë që është akuzuar për evazion fiskal, pasi edhe yje të tjerë në kampionatin spanjoll si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë përballë me drejtësinë e këtij shteti.