"Unë luaj për ta fituar trofeun, jo thjesht për të marrë pjesë"

Unë luaj për ta fituar trofeun, jo thjesht për të marrë pjesë”

Ndaj Juves në fundjavën e ardhshme do të mungojë për shkak të pezullimit, por të mërkurën në mbrëmje dëshiron të jetë protagonist ndaj Barcelonës.

“Jam rikthyer në Itali sepse doja të luaja futboll me një trajner të cilin e njihja dhe me futbollistë që i njihja gjithashtu. Mendoj se Interi po ndërton diçka mjaft të mirë për të ardhmen. Klubi nuk fiton prej 8 sezonesh dhe këtë fakt e mora parasysh në zgjedhjen time për të ardhur te Interi, pasi dua të fitoja diçka me këtë skuadër”, deklaroi Sanchez.

Në kampionat zikaltrit po luajnë shumë mirë, duke fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa në Champions e nisën me një hap fals ndaj Slavias së Pragës në “San Siro”, por Sanchez, si njëri prej futbollistëve më me eksperiencë, kërkon të karikojë ambientin.

“Çdo futbollist dëshiron të fitojë të paktën njëherë në karrierë, Ligën e Kampionëve. Unë luaj për ta fituar trofeun, jo thjesht për të marrë pjesë. Barcelona është shumë e fortë në shtëpi, pasi ka sigurinë e të luajturit të atë stadium. Nëse kemi një apo dy raste, duhet t’i shfrytëzojmë, pasi nuk mund të kemi mundësi pa fund”, tha Sanchez.