Ish-trajneri i Valencias është në bisedime me Federatën e Futbollit meksikan

Ish-trajneri i Valencias është në bisedime me Federatën e Futbollit meksikan

Meksika është ende pa trajner, që pas largimit të Juan Carlos Osorio, i cili mbylli aventurën me eliminimin nga Kampionati Botëror.

Edhe në miqësoren e radhës ndaj Argjentinës do të jetë në krye të ekipit trajneri i përkohshëm, Ricardo Ferretti, por federata e futbollit duket se ka nisur bisedime konkrete për emrin e ri.

Quique Sanchez Flores është trajneri që i pëlqen drejtuesve dhe këto ditë palët do të takohen në Londër për të gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë dy-vjeçare.

53-vjeçari së fundmi ka qenë trajner i Espanyolit.