Edhe pse lojtari më i paguar i Man United, megjithatë ai po i zhgënjen fansat e tij edhe këtë sezon

Edhe pse lojtari më i paguar i Man United, megjithatë ai po i zhgënjen fansat e tij edhe këtë sezon

Është lojtari më i paguar i Manchester United dhe i gjithë Premierligës me 18 milion paund në sezon (1.5 milion paund në muaj), por forma e Alexis Sanchezit vazhdon të zhgënjejë edhe këtë sezon.

Kiliani ka shënuar vetëm 3 gola që prej transferimit të tij nga Arsenali në janar.

Ai nuk mbyll një ndeshje që prej 10 gushtit, ndërsa edhe mbrojtësi Smolling e ka gjetur rrugën e golit tri herë, nga hera e fundit që sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar në Premier Ligë, në fund të muajit mars.

Sanchez ka një statistikë goditjesh në portë (2.43 për ndeshje), më e dobëta e gjithë karrierës së tij në Angli, ndërsa 1.08 goditje në portë për 90 minuta është një statistikë qesharake krahasuar me një lojtar të kalibrit të tij.

Tenton 3.24 driblime për ndeshje, por të suksesshme janë vetëm 1.35, edhe kjo një shifër nën mesataren e tij.

Shtypi anglez ngre pikëpyetje se deri kur do zgjasë durimi i Mourinhos në kurriz të Rashfordit dhe Marcialit.