Sanchez në ditën e djeshme ka munguar në stërvitje

Sanchez në ditën e djeshme ka munguar në stërvitje

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez ka munguar në stërvitje, ai është duke kërkuar largimin pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer, nuk po mendon se kiliani është i denjë për të luajtur në formacionin e parë.

Sulmuesi është i lidhur me një kalim te Interi, pasi trajneri i “neurazurëve” Antonio Conte ka shprehur interesim. Sanchez pritet të transferohet në “San Siro” para se të mbyllet afati kalimtar.

Sanchez pritet të jetë pjesë e kombëtares së Kilit në miqësoren ndaj Argjentinës muajin e ardhshëm.