E ardhmja e Alexis Sanchezit akoma mbetet e paqartë

E ardhmja e Alexis Sanchezit akoma mbetet e paqartë

Arsenali dhe kiliani akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit te Sanchez nga “Emirates”.

Së fundmi kiliani është i lidhur me transferimin tek Interi, por vet lojtari në një formë e ka mohuar mundësinë e transferimit tek “Nerazuërt”, pasi që ish-futbollisti i Barcelonës thotë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Vendimi ende nuk  e kam marrë. Unë po e pres Arsenalin”, ka thënë Sanchez.

“Dëshira ime është të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të përpiqem ta fitojë atë, kjo është ëndrra ime qysh kam qenë fëmijë”, tha kiliani.