Interi ka arritur marrëveshje me "Djajtë e Kuq"

Interi ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, nesër do t’i kryej testet mjekësore te Interi.

Interi ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, për huazimin e kilianit me mundësi blerje në fund të sezonit për 14 milionë euro.

Gjiganti anglez gjatë tërë verës është munduar ta shesë kilianin, i cili nuk ka vend në formacionin e Solksjaer.

Sanchez, i cili është transferuar në janar të 2018 nga Arsenali, ka shënuar vetëm tri gola me Manchester Unitedin.