Sulmuesi kilian nuk e ka gjetur veten në skuadrën e Jose Mourinhos

Sulmuesi kilian nuk e ka gjetur veten në skuadrën e Jose Mourinhos

Alexis Sanchez po shpreson t’i jepet mundësia për t’u larguar nga Manchester United vetëm nëntë muaj pas nënshkrimit të kontratës nga e cila përfiton 450 mijë funte në javë.

29-vjeçari nuk po përjeton një moment të mirë te Manchester United dhe, pasi humbi vendin në formacion dhe u kritikua publikisht nga trajneri Jose Mourinho, tani do të sakrifikojë pagën e tij të majme për të provuar të luajë në “Parc des Princes”.

Kiliani ka angazhuar agjentin e tij të kërkojë ekipe potenciale që në afatin kalimtar të janarit, e ofertat për të nuk mungojnë.

Por, duket se vetëm PSG është në mesin e ekipeve të interesuara dhe në gjendje të sakrifikojnë ekonomikisht për Sanchez.

Kujtojmë se ai ka shënuar vetëm tre gola në Premier Ligë që nga janari kur iu bashkua Unitedit nga Arsenal.