“Isha i lumtur në Manchester"

“Isha i lumtur në Manchester”

Sulmuesi kilian, Alexi Sanchez ka thënë që nuk është penduar që është bërë pjesë e Manchester United dhe pse sipas tij, ai meritonte të luante më shumë.

Sanchez ishte pjesë e Djajve të Kuqë për 19 muaj, pastaj u transferua te Interi në formë të huazimit.

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e United”, tha Sanchez.

“Isha i lumtur në Manchester, por unë gjithmonë dua të luaj. Nëse do të më linin të luaja do të bëja çmos për të fituar”, shtoi ai.

Alexi Sanchez në 45 ndeshje sa luajti për United shënoi vetëm 5 gola./21Media