Sanchez ka refuzuar shumë oferta

Sanchez ka refuzuar shumë oferta

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez nuk po dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Gjiganti anglez ia ka ofruar Romës në formë huazimi, mirëpo kiliani nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Ish-sulmuesi i Barcelonës fiton 600 mijë euro në javë dhe ka refuzuar shumë oferta nga klubet e tjera.

United është duke u munduar ta shesë kilianin këtë verë.