Sanchez te Chelsea?

Ian Wright parashikon që Alexis Sanchez do të transferohet te rivalët e qytetit

Legjenda e klubit londinez, Ian Wright pret që Alexis Sanchez të transferohet te Chelsea, pas deklaratave të kilianit se dëshiron të mbetet në Londër por të luajë në një skuadër që fiton trofe.

Sanchez ende nuk ka vazhduar kontratën me ‘Topçinjtë’ dhe me shumë gjasë do të largohet nga Emirates në përfundim të stinorit.

“Alexis ka thënë që dëshiron të mbetet në Londër dhe të fitojë trofe. Nëse ai kërkon këtë atëherë do të shkojë te Chelsea”, ka thënë Wright për The Sun.

“Mos të harrojmë që Real Madridi është duke e kërkuar Eden Hazardin dhe kush do të ishte një zëvendësim më i mirë i tij sesa Sanchez?” ka theksuar ish-futbollisti i ‘Topçinjve’.

Back to top button