Sane ka vendosur vetë se cili mjek do ta operojë atë

Sane ka vendosur vetë se cili mjek do ta operojë atë

Mesfushori gjerman Leroy Sane do të operohet ditët në vijim. Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e paevitueshme për 23 vjeçarin, që ka patur ditë jo të mira te City.

Sipas “Daily Mail”, lojtari ka refuzuar të hyjë në operacion me doktorin e zgjedhur nga trajneri i tij, Pep Guardiola.

Sane pritet ta kryejë operacionin në Austri, me një mjek tjetër, duke vendosur vetë për të ardhmen e tij.

Ende nuk dihet koha se sa do të mungojë Sane në fushën e gjelbërt.