Emiton shumë mbetje toksike

Emiton shumë mbetje toksike

Grupi farmaceutik francez Sanofi ka shpallur të hënën që do të ndal menjëherë prodhimin në një fabrikë në jugperëndim të Francës pasi që emetimi i toksinave ka kaluar normat.

“ Kemikatet Sanofi kanë vendosur sot që të ndalojnë së prodhuari në fabrikën e tyre në Mourenx dhe të vazhdojë përmisimet teknike që nevojiten për tu kthyer në normalitet,” thuhet në një deklaratë të grupit Sanofi. Ata kanë shtuar se janë duke punuar për të “kuptuar më mirë shkakun dhe historinë e situatës”.

Image result for sanofi shut downs fabrique

Sanofi ka pranuar se të hënën ka qenë një problem ku është tejkaluar pragu i mbeturinave në avujt e tretësirave, por kanë insistuar se banorët afër vendit nuk janë ekspozuar në nivele më të larta se ato të caktuara nga rregullat.

Fabrika e Mourenx me përafërsisht 50 punëtorë ka qenë në qendër të një proteste për mjedisin që prej të dielës.

Federata franceze FNE e cila ka 3,500 shoqata për mjedisin ka thënë se fabrika ka qenë duke emituar ‘materiale të rrezikshme në nivele astronomike’. Ata kanë shtuar se në fakt fabrika ka qenë duke emituar “7,000 herë më shumë se sa norma… duke quar sasi astronomike të ndotjesë në ajër”.

FNE dhe një grup vendas Sepanso 64 ka kërkuar që fabrika të mbyllet menjëherë pasi që kemikali i emituar bromopropanë mund të lëndojë fetusin dhe irriton sistemin e frymëmarrjes dhe lëkurës. /21media