Saraçini: Ardhja e Rugovës nuk ishte e rastësishme, ne përjetuam një riorientim kah perëndimi

Në  “Click” në RTV 21 u fol për ndikimin e Ish- Presidentit të SHBA-së, Geroge H. W. Bush në situatën në Kosovë

Drejtori i Departamentit të informacionit në RTV 21, Eugen Saraçini vlerësoi se ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë veprimit të tij në politikë është influencuar edhe nga politika amerikane me anë të kontakteve që ai i kishte pasur.

“Në fund të fundit ne duke u afruar me Amerikën, duke u afruar me liderët amerikanë kemi përjetuar edhe një riorientim ose një ngulitje më të thellë në orientimin pro-perëndimor amerikan, duke i analizuar mirë edhe politikat evropiane ndaj nesh edhe duke e parë një divergjencë të madhe evropiane ndaj çështjes së Kosovës.”, tha Saraçini në emisonin “Click” në RTV 21, ku u diskutua për rolin e ish presidentit Geroge H. W. Bush në situatën në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ish Presidenti  i Amerikës, Bush ishte një ndër të parët, i cili ngriti çështjen e situatës së Kosovës në ish Jugosllavi, ai në vitin 1992 i kishte shkruar letër Millosheviqit ku e kishte paralajmëruar që në rast se hynte në konfliktit të armatosur në Kosovë, SHBA do të përdorte forca të armatosura ndaj serbëve në Kosovë dhe në Serbi./21Media

Back to top button