Është vlerësuar gara IHF Trophy që është organizuar nga FHK

Është vlerësuar gara IHF Trophy që është organizuar nga FHK

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që po mbahet në Geteborg të Suedisë.

Siç njofton FHK, në Kongresin e shtëpisë botërore po diskutohet për zhvillimet më të reja në sportin tonë.

Në raportin e punës janë përfshirë disa shkrime për Kosovën, ndërsa, është vlerësuar gara IHF Trophy që është organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Saraçini e Gjinovci gjatë qëndrimit në Geteborg po zhvillojnë takime të shumta me drejtues të IHF-së dhe të federatave të ndryshme nacionale.