"Foto e 20 viteve të kujtesës sonë të hidhur! E patolerueshme për t'u botuar në atë menyrë!"

“Foto e 20 viteve të kujtesës sonë të hidhur! E patolerueshme për t’u botuar në atë menyrë!”

Afërdita Saraçini Kelmendi, drejtoreshë e gjenerale e RTV21,  ka reaguar ndaj publikimit të fotografisë në media e prezantuar nga deputetja, Flora Brovina para seancës që po mbahet sot për gjenocidin serb.

Në fotografi shihet trupi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Foto e 20 viteve te kujteses sone te hidhur!
E patolerueshme per t u botuar ne ate menyre!
Perule dinjitetin jo vetem te atyre grave te viktimizuara ! Perule dinjitetin e te gjitha grave, nenave e vajzave!
Ajo foto mund te perdoret ne gjykate dhe aty ku duhet deshmuar egersine e forcave serbe! Mirepo jo ne menyren si eshte botuar!
Heroinat tona te gjalla, qe sot flasin per dhunen ndaj tyre nuk duhet te perdhunohet per se dyti me ate foto te çoroditur te bishave!
Ne si komb perfundimisht duhet ta braktisim rolin e viktimes!
Vasfija, perfundimisht i dha fund viktimizimit dhe u ngrit si feniksi permbi hirin duke treguar forcen e gruas per t‘ u perballur dhe per te dhene shembull se ajo nuk eshte viktime por fuqi qe deshmon dhe lufton kunder dhunes!
Ajo foto e botuar sot eshte shuplake ne fytyre te gjitha grave ! Te gjitha familjeve qe perjeruan tmerrin!
Une sot, si kurre me pare ne keto 20 vjet nuk jam ndier me e lenduar! Shpreh indinjate !
Kosova ka mjaftueshem plage, mjaftueshem deshmi per gjenocid te kryer kunder popullit te tij! Nuk ka nevoje te na perkujtoni sa te lenduar ishim dhe jemi! E jetojme çdo dite!
Ato akte jane te tmerrshme, e botimi i tyre ne kete menyre edhe me i tmerrshem!”, ka shkruar Saraçini Kelmendi në Facebook.

Për të respektuar etikën dhe të drejtat e privatësisë së viktimës, portali rtv21.tv që nga fillimi nuk ka publikuar fotografitë gjatë raportimit për këtë ngjarje./21Media