Sot ndeshja Gjermani - Kosovë

Sot ndeshja Gjermani – Kosovë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i ka ofruar mbështetje të madhe Kombëtares tonë në prag të ndeshjes me Gjermaninë.

Presidenti Saraçini është i bindur se djemtë tanë prapë do të luajnë me zemër, për ta përfaqësuar sa më mirë vendin. “Një ditë e rëndësishme për Kombëtaren tonë në hendboll. Sonte në Nurnberg do të dëshmojmë përkushtimin, do të reflektojmë punën e madhe të ekipit dhe zemrën për ta përfaqësuar sa më mirë vendin. Rezultati është i rëndësishëm, fitorja na dërgon në Kampionatin Evropian, por shpirti dhe përkushtimi janë më se të nevojshme. Urime për angazhimin e deritashëm, suksese në ndeshjen me Gjermaninë. Mos u mërzitni sepse ju dhe hendbolli keni përkrahje të madhe. Ata që nuk dijnë të respektojnë sukseset e juaja, janë kalues të shpejtë në jetën shoqërore. Sonte keni përkrahjen e Kosovës“, ka shkruar Saraçini.

Ndeshja Gjermani- Kosovë zhvillohet sot me fillim nga ora 18: 00 në Nurnberg të Gjermanisë, dhe transmetohet në RTV 21 Plus.

Kjo është edhe ndeshja e fundit e kualifikimeve për EURO 2020.

Kosova në rast të fitores ndaj superfuqisë ka rast të shkëlqyer të kualifikohet në Evropian nga pozita e tretë në grup./21Media