Një udhëtim sa i rrallë aq edhe mbresëlënës mund të quhet ai i 40 vajzave e grave nga Kosova që mbajnë emrin Saranda

Një udhëtim sa i rrallë aq edhe mbresëlënës mund të quhet ai i 40 vajzave e grave nga Kosova që mbajnë emrin Saranda

Ato kanë vizituar qytetin me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë. Mes vajzave është edhe Saranda Myftari, e cila ka lindur pikërisht në këtë qytet në vitin 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ajo e viziton për herë të parë vendlindjen. Kjo vizitë e përbashkët në qytetin e Sarandës ishte një dhuratë e bukur, sidomos për vajzat që e shohin për herë të parë.

Ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi thotë se iniciativa me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të vazhdojë edhe me vajza e djem që mbajnë emra të tjerë si Vlora, Berat, Drin, Shkumbin etj, raporton Vizionplus.

Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza që mbajnë emrin Saranda.