Aktorja duket bukur

Aktorja duket bukur

“Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë.

Shikuesit e këtij seriali ende i mbajnë në mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo.

Ai është realizuar para më shumë se 17 vjetëve, mirëpo ngjarja që është zhvilluar aty thujase ende është e freskët për shikuesit, shkruan rtv21.tv.

Natasha Klauss ishte njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Saritës”, e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot si 44 vjeçare.

Në disa fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, Natasha mahniti të gjithë me pamjen e saj, ku duket mjaft tërheqëse.

Për publikun kosovar seriali “Pasionet e Fshehta”u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21./21Media