Sarri deklarohet pas fitores

Sarri deklarohet pas fitores

Maurizio Sarri është i lumtur me fitoren e Juventusit ndaj Interit në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Ai deklaroi pas takimit se kjo ishte një fitore e rëndësishme për ta, mirëpo që duhet të fokusohen edhe në 12 ndeshjet e tjera.

“Është një rrugë e gjatë përpara. Kjo ishte çfarë dua të shoh nga Juventusi im. Në ndeshjet e kaluar luanim disi si të lodhur, andaj na duheshin lojtarë me më shumë energji, me më shumë fizik dhe përgatitje psikike. Ky ishte sensi se përse kemi stërvitur me këta lojtarë”, tha Sarri.

Me fitoren 2-1 ndaj Interit, Juventusi është rikthyer në vendin e parë me 63 pikë./21Media