Kampionët e Anglisë, duan edhe një trajner italian në stolin e tyre

Kampionët e Anglisë, duan edhe një trajner italian në stolin e tyre

Maurizio Sarri mund të bëhet trajneri i pestë italian që ulet në stolin e Chelseat që prejse Roman Abramovich mori në pronësi klubin.Fillimisht ishte Claudio Ranieri, më pas erdhi Carlo Ancelotti, pas tij Roberto Di Matteo, tani Antonio Conte dhe në të ardhmen trajneri aktual i Napolit, Sarri.

Nëse pak kohë më parë ishte Luis Enrique emri më i përfolur, preferencat kanë ndryshuar kohët e fundit dhe Sarri, është bërë zgjedhja e parë. Manjati rus është gati që të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që mban të lidhur trajnerin me Napolin.Këtë fakt e di shumë mirë edhe presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, që ka konfirmuar se po punon për të bindur Sarrin të qëndrojë.Chelsea është gati t’i paguajë 10 milionë euro në vit trajnerit italian vetëm që të pranojë t’u bashkohet atyre.