"Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin..."

“Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin…”

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore që do të luhet nesër me Tottenhemin.

Sarri foli për De Ligt, rolin e Ronaldos në fushë si dhe për Pogban, tema këto që për momentin ju interesojnë shumë tifozëve bardhezi.

De Ligt, deri tani nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, por do të jetë pjesë e lojës. Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin, por nesër do të më pëlqente të shihja skuadrën në fushë me mentalitetin e duhur”.

Ndërsa, për Ronaldon tha se është i entuziasmuar që të punojë me të dhe se do të dëshironte të ndihmonte portugezin të thyente rekorde të reja. “Ai fitoi gjithçka në nivel personal dhe kolektiv, duke filluar nga e majta. Përpjekja e parë do të jetë nisja nga ai pozicion, por me aftësitë që ai ka ta spostoj 10 metra më tutje, nuk është se do të ndryshonte gjë”.

Pogba? “Ai më pëlqen me të vërtetë shumë, por është një lojtar i United. Nuk jam drejtori sportiv dhe kështu nuk e njoh mirë situatën”./21Media