Një sukses tjetër në sirtarin e Bebes

Loading...

Një sukses tjetër në sirtarin e Bebes

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në muajin nëntor të 2018-së për publikun solli këngën “Say My Name”. Kënga erdhi në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin, të cilët e shoqëruan projektin edhe me videoklip.

Kënga në vetëm dy muaj ka arritur të marrë mbi 200 milionë klikime në kanalin Youtube. E për këtë numër kaq të madh të klikimeve është shprehur mirënjohës David Guetta. “200 milionë shikime për videoklipin e këngës ‘Say My Name’. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ai në një postim të bërë në Instagram.

Bebe Rexha ende është duke e shijuar suksesin e albumit të saj “Expectations” që e publikoi në qershor të 2018-së, që njëkohësisht është edhe albumi i parë i artistes dhe përmbanë 14 këngë, shkruan rtv21.tv

Rikujtojmë që këngëtarja shqiptare është nominuar për herë të parë në “Grammys” në kategorinë “Artisti më i mirë i ri” që për këtë çmim garon me artisten gjithashtu të njohur shqiptare, Dua Lipën./21Media