SBAShK-u e quan zhgënjyes vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Pagat

Reagimi i Sindikatës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e ka vlerësuar zhgënjyes vendimin e Kushtetueses për vazhdimin e pezullimit të Ligjit për Paga.

Përmes një komunikate SBAShK-u ka thënë se punëtorët e arsimit me të drejtë kanë pritur që të marrin paga bazuar në Ligjin e pagave dhe janë mjaft të zhgënjyer me veprimin e ri e të keq të Kushtetueses.

Po ashtu SBAShK-u ka komentuar edhe idenë për uljen e pagave për shërbyesit publik, duke e vlerësuar si të papranueshme.

Ideja absurde për prekje në pagat e tyre është e tmerrshme dhe do të krijonte situatë të rëndë e me plot pasoja. Punëtorët e arsimit janë duke punuar me zell e përkushtim edhe tani në këto rrethana dhe prandaj askush nuk ka të drejtë të prek në pagat e tyre. Mjaft na dha goditje të rëndë Kushtetuesja. Nuk kemi nevojë për provokime e goditje të reja sepse edhe durimi ynë ka kufi e kus hte të vështirësuara dhe këtë e dinë MASHTI, nxënësit e prindërit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e SBAShK-ut.

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor./21Media

Back to top button