SBASHK-u nuk ndërpret grevën

SBASHK nuk do t’i pranojë kërkesat

Sindikata e Bashkruar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk ndërpret grevën. Në mbledhjen e jashtëzakonshme foli kryetari i i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se ose do të fitojmë të drejtën tonë të gjithë, ose ta humbim të gjithë.

“Oferta e kryeministrit nuk i afrohet 30% edhe më pak se 10%. Është fol për një mundësi për një pjesë të punësuarëve në arsim. Ose do të fitojmë të drejtën tonë të gjithë, ose ta humbim të gjithë. 1.Mund të dilet nga kjo krizë, nëse realizohet kërkesa jonë, 2. Nëse s’paska buxhet atëherë të ulet koeficentet, nga presidenti e deri të fundi. 3. Duke parë çfarë ligji është bërë, ai të tërhiqet, në kohët në vijim, institucionet me sindikata të ulen të bëjnë ligjin si duhet”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se SBASHK-u nuk do t’i pranojë kërkesat.

“SBASHK-u nuk do t’i pranojë kërkesat, ne po i garantojmë anëtarësisë se duke u bazuar në ligjin në greva, ju bënë vërejtje se kushdo që bën presion ndaj grevistëve nuk ma të drejtë dhe nuk mund të sjellë punëtorë të ri për të ju zëvendësuar”, ka thënë ai.

SBASHK kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë  në grevë./21Media

Back to top button