SBAShK-u takim me Koordinatorin për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri

SBAShK-u takim me Koordinatorin për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK ) u takua me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore të cilin e njoftuan për pakënaqësitë me Projektligji për Nivelizimin e Pagave.

SBAShK paralajmëroi Besnik Tahirin se planfikojnë greva të përgjithshme nga shtatori nëse rradhitja e mësimdhënësëve në koeficientin e pagave nuk përmirësohet në këtë projektligj.

“Delegacioni i SBASHK-ut  e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e  bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion  ka përcjellë te z. Tahiri  zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse  nuk përfillen  faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë  shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme”, thuhet në  njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se  Tahiri   ka dëgjuar me vëmendje  shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar  gjithë këto do t’i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë  Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë  për çështjet e ngritura.

Ai  i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t’i  ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes  ligjit  çështja e pagave.