SBASHK-u uron të themelohen institucionet pas zgjedhjeve të fundit

SBASHK-u uron të themelohen institucionet pas zgjedhjeve të fundit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se më 13 janar do të fillojë mësimi, në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Pasi që këtyre ditëve në selinë e SBASHK-ut kemi marrë shumë telefonata nga individë, por edhe nga disa medie të nderuara  e që kanë të bëjnë me gjysmëvjetorin e dytë, për të hequr shqetësimet e prindërve  dhe për t’ua pamundësuar individëve të caktuar, që me apo pa dashje të shpërndajnë dezinformata, SBASHK-u  u drejtohet të punësuarve në Arsimin Parauniversitar  dhe nxënësve  të nderuar  me urimin  për  rifillim të mbarë të betejës për dije të reja”, thuhet në komunikatën e Sindikatës

Nëpërmjet një komunikate SBASHK-u tha se pret që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe te institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal  dhe të Universiteteve bashkë me  kryesinë e SBASHK-ut  urojnë që sa më parë të kemi institucionet e dala nga vota e 6 tetorit  dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale”, thuhet tutje në komunikatë.

Sindikata uroi që sa më parë të fillojnë me punën institucionet të themeluara nga fituesit e zgjedhjeve dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim./21Media