SBASHK bën thirrje që të shpërndahen libra në shkollat e Kamenicës

SBASHK bën thirrje që të shpërndahen libra në shkollat e Kamenicës

Kryetari i SBASHK-ut me një ekip të kësaj sindikate kanë viztuar shkollat Hasan Prishtina” në Busovatës, shkollën ,, Nuhi Berisha” Tuxhevcit dhe atë ,,Idriz Seferi “ të fashatit Strezovcit dhe ,,7 Shtatori “ të Krilevës, shkolla këto për të cilat është dhënë vendim nga mb kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati që të mbyllen. Përfaqësuesit e SHBASHK kanë zvhvilluar takime me mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga afër panë se nuk janë këto shkolla me një e dy nxënës, siç ka deklaruar z.Kastrati, po me numër shumë më të madhë dhe është e pamundur që ata të udhëtojnë me dhjetëra kilometra drejt qendrës komunale, e aq më tepër, kur këto shkolla janë në pjesë malore dhe udhëtimi do të ishte tepër i pamundur për moshën e tyre, në një gjatësi aq të madhe dhe në kushte të rënda klimatike. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë dëgjuar me vëmendje gjithë brengat dhe shqetësimet e arsyeshme të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve dhe kanë garantuar se do t’ju qëndrojnë pranë njerëzve këtu me të gjitha mundësitë që kanë.”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Tutje, SBASHK-u publikisht i drejtohet kryetarit Kastrati dhe Drejtoreshës së Arsimit të Kamenicës, që të shpërndajnë mjete shkollore dhe ditarë e mjete të tjera administrative edhe në këto shkolla, sepse sipas kësaj sindikatetekstet shkollore janë botuar nga mjetet e buxhetit të Kosovës, për të cilat kanë kontribuar edhe banorët e Tuxhec, Strezovoc, Krijlevës, Busovatë.

Ndonëse,  kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave në Kamenicë, një gjë e tillë nuk po aplikohet, disa nga këto shkolla po e vazhdojnë procesin mësimor me përkrahje nga SBASHK./21Media