Ambasadorja gjermane ka kërkuar nga opozita në Shqipëri të rikthehet në Parlament

Ambasadorja gjermane ka kërkuar nga opozita në Shqipëri të rikthehet në Parlament

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i bëri thirrje të mërkurën opozitës të rikthehet në Parlament dhe të japë kontributin në realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që u shpreh se, zgjedhjet politike duhet të zhvillohen në afatin që përcakton Kushtetuta.

E pyetur rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, ambasadorja Schütz deklaroi nga Vlora, ku mori pjesë në një ceremoni për përurimin e një investimi në sistemin energjetik në Jug të vendit, që realizohet me mbështetjen e KFW Gjermane, se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë një proces i lirë dhe i ndershëm.

“Ne jemi të këndvështrimit dhe pikëpamjes që, zgjedhjet politike në Shqipëri, duhet të jenë një proces i lirë dhe i ndershëm dhe që të zhvillohen në përputhje me gjithçka që përcakton Kushtetuta, në afatin e parashikuar”, nënvizoi ajo.

Sipas saj, “në këtë proces zgjedhor do të duhet të merrnin pjesë ato parti, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi”.

Schütz i mëshoi qëndrimit që opozita duhet të rikthehet në Parlament, ku të japë kontributin e saj në realizimin e reformës në drejtësi.

“Gjithashtu, ne jemi të mendimit që opozita të rikthehet në Parlament në mënyrë që të japë kontributin e saj në realizimin e asaj reforme të rëndësishme në sistemin e drejtësisë