Schweinsteiger lavdëron Mourinho-n

Schweinsteiger lavdëron Mourinho-n

Ish-mesfushori i Manchester United, Bastian Schweinsteiger ka thënë se Jose Mourinho është i duhuri për stolin e bavarezëve.

Bayern është duke kërkuar trajner të ri, pasi dje shkarkuan Niko Kovac për shkak të rezultateve të dobëta.

Gjermani ka thënë se tekniku portugez e ka pyetur shpesh për Bundesligë.

Mund ta imagjinoj në Gjermani. Me kujtohet që më pyeste për Bayernin dhe Bundesligën. E njihte çdo lojtar nga klubet më të dobëta. Ishte gjithashtu duke mësuar gjermanisht”, deklaroi ai.

Mourinho nuk është në stolin e ndonjë klubi që nga shkarkimi në United, në dhjetorin e kaluar.