Këshilla dhe rekomandime për nuancat e ngjyrave që duhet t'i përdorni këtë vit

Këshilla dhe rekomandime për nuancat e ngjyrave që duhet t’i përdorni këtë vit

Edhe këtë vit në trend do të jetë stili i flokëve ombre, të paktën kështu shihet nga kërkesat më të shpeshta të klienteve, për të cilat tregon stilisti i flokëve Meriton Bajrami për portalin rtv21.tv.

“Stilet e flokëve që përdoren në vendin tonë janë trend global pasi që vajzat tona inspirohen nga rrjetet sociale dhe fytyrat e famshme publike. Një detaj interesant që po ndodh këto vitet e fundit është se vajzat po fillojnë të eksperimentojnë me flokët që prej moshës 16 vjeçare. Ndërkaq femrat më në moshë i qëndrojnë besnike stilit klasik”, është shprehur Bajrami.

Bajrami ka treguar se kërkesat e klienteve të tij vazhdojnë të jenë të shumta rreth stilit ombre, ai thotë se stili ombre është stili me të cilin vajzat eksperimentojnë fillimisht, shkruan rtv21.tv

“Stili ombre prej momentit që u bë trend vazhdon të mbetet shumë i kërkuar sidomos tek femrat të cilat nuk kanë eksperimentuar me ngjyrat e flokëve ato nuk i provojnë stilet e tjera pa e provuar fillimisht ombren”, theksoi ai.

Stilisti Bajrami, rekomandon tek vajzat të cilat kanë përdorur gjatë stinës së dimrit nuancat e ngjyrave të errëta tani t’i përdorin tonet e ngjyrave të hapura.

Ani pse shumë femra kanë bërë eksperimente me flokë të shkurta prapë se prapë stilisti Bajrami thotë se flokët e gjata dhe natyrale nuk dalin jashtë mode./21Media