Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike

Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike

Së paku 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një tren pasagjerësh u përplas me një vagon mallrash në lindje të Pakistanit, thanë zyrtarët.

Siç raportojnë mediat e huaja, treni ka qenë duke udhëtuar nga qyteti lindor i Lahore për në provincën jug-perëndimore të Balochistanit.

Hafeez Bugti, zyrtar i policisë, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi tre persona të lënduar janë në gjendje kritike, ndërsa raportohet se mund të ketë edhe udhëtarë të tjerë të bllokuar brenda trenit.

Aksidentet me trena janë të zakonshme në Pakistan, për shkak se infrastruktura hekurudhore nuk është përmirësuar që nga sundimi britanik./21Media