Zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave do të rritet

Zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave do të rritet

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë ndodhur në krahinën indoneziane Papua derisa 59 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Erë e fortë dhe shiu kanë filluar të shtunën në pjesën rreth qytetit kryesor të kësaj krahine që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave do të rritet pasi që shpëtimtarët janë ende duke kërkuar për të mbijetuar të mundshëm.

Në janar, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës mbytën të paktën 70 personanë ishullin e Sulawesit, ndërsa në fillim të këtij muaji qindra të tjerë detyruan të evakuoheshin kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha./21Media