Stuhia solli përmbytje të papritura

Stuhia solli përmbytje të papritura

Të paktën 90 njerëz raportohen se kanë vdekur si pasojë e një stuhie tropikale që përfshiu Filipinet jugore,  dhe dhjetëra përsona të tjerë raportohet se janë zhdukur.

Stuhia Tembin solli përmbytje të papritura dhe rrëshqitje në pjesë të ndryshme të ishullit Mindanao.

Dy qytete të goditura rëndë ishin Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpish u përmbysën nga gurët, transmeton rtv21.tv.

Tembin, me erëra deri në 80km / h (50 mph), tani ka kaluar nëpër Mindanao dhe po shkon mbi majën jugore të Palawan para se të lëvizë më tej në perëndim.

Filipinet vuajnë rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse tropikale, megjithëse Mindanao nuk është goditur shpesh.

Zyrtari policor i Tubod Gerry Parami i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishin vdekur 19 persona në qytet. “Lumi u ngrit dhe shumica e shtëpive u fshinë. Fshati nuk është më atje”, tha ai./21Media