Së paku një i vdekur dhe pesë të lënduar

Së paku një i vdekur dhe pesë të lënduar

Së paku një person ka vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar, si pasojë e stuhisë më të fuqishme të borës që ka goditur kryeqytetin e Rusisë, Moskën, e që njëkohësisht konsiderohet si fuqia më e fuqishme që ka përjetuar qyteti që nga koha kur mbahen evidencat.

Brenda 24 orëve, në Moskë ranë 43 centimetra borë, e që është përgjysmë sasi më e madhe e borës se sa ajo që ka rënë gjatë gjithë muajit të kaluar, njoftoi shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Rusisë.

Zyrtarët ja tërhoqën vërejtjen qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, pasi që paralajmëruan përkeqësim të mëtutjeshëm të motit.

Në aeroportet e Moskës pati vonesa të shumta të fluturimeve, ndërsa me dhjetëra fluturime tjera u anuluan./21Media